Showbiz

Rita Ora i bashkohet Princit Harry për një event bamirësie kundra HIV/AIDS

Këngëtarja shumë e dashur e publikut shqiptar, Rita Ora i është bashkuar Princit Harry për një event bamirësie që ka për qëllim të mbledhë të ardhura për të luftuar HIV/AIDS në Malawi, Lesotho dhe Botswana.

Rita ka performuar para një turme prej 3000 personash në një koncert live në “Hampton Court Palace” në jug-perëndim të Londrës.

28-vjeçarja u shpreh se ndihet shumë e lumtur që Princ Harry e ftoi që të ishte pjesë e një eventi kaq të rëndësishëm për të ndihmuar në luftën kundrejt kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse.