Celebrities Film & Tv Showbiz

Këngëtarja e njohur Rita Ora vendos që të flasë për prestigjiozen “Elle” në lidhje me vështirësitë e jetës së saj!

Së fundmi këngëtarja e njohur shqiptare Rita Ora ka vendosur që të rrëfejë disa copëza nga jeta e saj në Mbretërinë e Bashkuar, duke treguar se ishte mjaft e vështirë për të dhe disa herë, gjatë fëmijërisë së saj ndihej “e huaj”. Pas një seti të mrekullueshëm për ‘ELLE Spain’, ajo zhvilloi  një intervistë në të cilën ka folur për sfidat e saj. Rita reflektoi mbi edukimin e saj dhe vështirësitë me të cilat u përball për shkak të origjinës së saj dhe sesi e përdori muzikën për të përballuar rritjen pa ‘vendin e përkatësisë’.

Vetë këngëtarja e hitit “Let You Love Me” foli hapur edhe për pjesën e të qenit refugjate, ndërkohë që edhe familja e saj po mundohej që të përshtatej me jetën në Mbretërinë e Bashkuar.

Mendoj se sfida e vërtetë ishte se ndihesha si një e huaj dhe se nuk kisha një vend të përkatësisë. Po, kjo ishte gjëja më e vështirë për mua, por, siç e kam theksuar edhe më parë, muzika më ndihmoi shumë për të përballuar ato ndjenja. Pavarësisht nëse dëgjoja apo aktroja ishte mënyra ime për t’u lidhur me botën. Kjo është fuqia e fundit e muzikës: ajo na lejon të krijojmë lidhje me njerëz që ndryshe nuk do t’i kishim, na jep një ndjenjë të komunitetit dhe ndjenjën se nuk jemi vetëm në këtë planet.

 

Gjithashtu Rita tregoi se ndihej shumë krenare për trashëgimnë e saj edhe pse Londra është shtëpia e saj, Kosova do të jetë ajo që do të mbetet gjithnjë “afër zemrës”.

Vlen të theksohet se Rita para pak ditësh bëri me dije lajmin se së fundmi ajo u përfshi në ekipin e serialit që pritet të prodhojë Disney, “Beauty and the Beast” e ku pritej t’i bashkohej një kasti me personazhe të njohur si Josh Gad, Luke Evans, Briana Middleton, Fra Fee dhe Jelani Alladin. Por mesa duket e morëm mësysh sepse aktorët, Josh Gad dhe Luke Evans deklaruan se seriali nuk do të transmetohet pa treguar arsyen e anulimit.