Celebrities Gossip Showbiz

Rita Ora dhe moderatori flasin shqip gjatë emisionit në Skoci!

Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, është surprizuar së fundmi në një emision radio në Skoci.

Teksa ylli i muzikës po jepte një intervistë në emisionin e mëngjesit në Capital FM, mësoi se një nga prezantuesit, i quajtur Fat (emri i plotë i së cilit është Fat Brestovci) ishte gjithashtu shqiptar nga Kosova. Ai kishte një mënyrë të veçantë për t’i uruar mirëseardhjen, me një përshëndetje në gjuhën shqipe.

“Mirëngjesi Rita, mirë se erdhe në Capital Breakfast”, iu drejtua Fat, ndërsa Rita, pa humbur asnjë moment, iu përgjigj me po aq ngrohtësi në shqip me një “Mirëmëngjesi”.

E entuziazmuar nga kjo përvojë, Rita nuk ngurroi të shprehë çudinë dhe gëzimin e saj.

Është vërtet një çmenduri, më treguan para se të vija. Nuk kam takuar kurrë në jetën time dikë që vjen nga vendi im dhe ka theks skocez. Kjo është e mrekullueshme

Rita Ora ishte e ftuar për të promovuar këngën e saj të fundit, “Ask And You Shall Receive”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Capital Scotland (@capitalscotland)

Ylli i muzikës pop Rita Ora ka zbuluar se komunikimi është çelësi kur bëhet fjalë për martesën e saj me Taika Waititin. 33 vjeçarja u martua me regjisorin hollivudian, Taiki në vitin 2022 në një ceremoni private në Londër pas katër vitesh lidhje.