Showbiz

Rita Ora dhe Dua Lipa kanë diçka për t’ju thënë protestuesve pro Trump!

Ngjarjet e fundit në SHBA kanë bërë xhiron e rrjetit. Protestuesit pro Trump kanë hyrë me dhunë në Kongresin Amerikan duke kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve për Joe Biden. Për këto zhvillime ka pasur reagime të shumta nga shumë prej figurave publike.

Aktorët e këngëtarët me famë botërore kanë publikuar imazhe të ndryshme duke kritikuar personat që po shkaktojnë trazirat me dhunë dhe plaçkitje.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora rishpërndau në InstaStory një shkrim ku citohej fjalia: Mjaft i quajtët protestues, ata janë terroristë.

Një reagim të ngjashëm e ka bërë edhe artistja tjetër e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Ajo publikoi një imazh nga protesta: Quajini ata ashtu siç janë: terroristë.