Celebrities Gossip Showbiz

Rita Ora: “Avioni është bërë shtëpia ime…”!

Në një intervistë të fundit për Time Out London, Rita Ora foli për jetën e saj të ngarkuar dhe si aeroplani është bërë shtëpia e saj e përhershme për shkak të udhëtimeve të shpeshta që bën. Ylli i muzikës pop shpjegoi se ndërsa është në mes të një programi mjaft të ngjeshur të udhëtimeve, aeroplani është kthyer në një vend të zakonshëm për të.

“Sinqerisht, avioni është shtëpia ime-tha ajo. Ajo shtoi se ka mësuar ta trajtojë si një mjedis të përshtatshëm për relaksim dhe pushim gjatë lëvizjeve të pandërprera. Ora kurrë nuk harron të mbajë me vete kufjet, një maskë për sytë dhe peceta higjienike, duke theksuar se nuk ka kohë për të që të sëmuret.

Në intervistë, këngëtarja tërhoqi vëmendjen edhe për faktin se udhëtimet e saj nuk janë gjithmonë luksoze, duke shpjeguar se shpesh përdor makina, trena dhe autobusa për të lëvizur nga një destinacion në tjetrin. “Kur e kupton se sa shumë udhëton, bëhet mbingarkuese”-tha ajo. Në të njëjtën kohë, Ora po shijon një jetë të balancuar, duke ndarë kohën mes Londrës, Los Angelesit dhe Zelandës së Re, ku ajo dhe bashkëshorti i saj, regjisori Taika Waititi, kanë blerë një shtëpi të re.

Rikujtojmë se Rita ka realizuar së fundmi një set të ri fotografik të mahnitshëm, ku është shfaqur si boksiere në ring. Ky set i veçantë është bërë për numrin e ri të revistës ‘Time Out London’, ku Rita ka dhënë gjithashtu një intervistë ekskluzive. Në këtë set fotografik të fuqishëm, Rita shihet e veshur me veshje sportive dhe doreza boksi. Ajo ndau fotografitë e reja me ndjekësit e saj në Instagram, ku përmes imazheve të saj, përcolli një mesazh të fuqishëm fuqizimi dhe vendosmërie. “Vajza e Londrës, gjithmonë dhe përherë,” shkroi Ora në mbishkrimin e fotografive, duke theksuar lidhjen e saj të vazhdueshme dhe dashurinë për qytetin ku u rrit dhe ku filloi karrierën e saj të suksesshme.