Teksa Roza ka qenë duke rrëfyer një nga momentet më tronditëse të jetës së saj, kur kishte marrë vendimin për të kryer abortin zilja e shtëpisë ka rënë. Aktorja e njohur Rita Lati, nëna e Rozës është futur brenda shtëpisë për të surprizuar vajzën e saj. Roza ka shpërthyer në lot, ndërkohë që dyshja janë përpërqafuar. Rita u shpreh kështu sapo takoi vajzën e saj:
E vogal mamit ti, kapedania e mamit ti, jeta ime ti, shpirti i mamit mos më bëj të qaj. Je shumë mirë.
Rita gjithashtu i ka dhënë një këshillë të vyer Rozës lidhur me mëmësinë dhe për të ardhmen kur do të vendosë për të bërë një fëmijë. Rita ndërkohë e këshilloi:
Kur ta kesh krijesën brenda vetes nuk dua ankth, nuk dua stres. Kur ta marrësh këtë vendim të jesh e sigurt, e bindur, të këndosh, të qeshësh dhe t’i japësh dashuri që në bark bebit të vogël.