Instagram tanimë ju jep mundësinë që të vendosni 3 postimet tuaja të preferuara në krye të profilit tuaj në këtë rrjet social, ose siç ndryshe quhet “pin to top”. Kompania thotë se funksioni i ri do t’u japë krijuesve më shumë mundësi për t’u shprehur në profilet e tyre. Njoftimi zyrtar vjen pasi Instagram konfirmoi për TechCrunch në muajin prill se po testonte këtë risi. Ju mund të vendosni në krye të profilit tuaj fotot, videot apo “reels”.
Kreu i Instagramit Adam Mosseri në një video të postuar në kanalet e tij sociale në lidhje me funksionin e ri tha se:
Profili juaj është hapësira juaj, kështu që ne po kërkojmë më shumë mënyra për t’ju dhënë kontroll mbi atë.
https://twitter.com/instagram/status/1534227704802729985?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1534227704802729985%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fbordo.al%2F2022%2F06%2F09%2Finstagram-vjen-me-surprizen-e-radhes%2F
Kompania prezantoi gjithashtu disa mjete më kreative dhe opsione të tjera për t’i bërë “reels” më tërheqës. Në Instagram, Meta i ka zgjatur Reels në 90 sekonda, duke u dhënë përdoruesve më shumë kohë për t’u shprehur dhe për të promovuar markat dhe produktet e tyre. Përveç kohës së zgjatur, Reels i janë shtuar edhe stickers që kanë qenë ekskluzive për Instagram Stories. Gjithashtu veç titrave, përdoruesit do të mund të përdorin sondazhe, stickers dhe emoji në Reels.
Instagram po zbaton edhe veçorinë Template, duke i lejuar krijuesit të rikrijojnë një Reel bazuar në një shabllon ekzistues. Me një shtypje të butonit “Use Template”, ata do të jenë në gjendje ta modifikojnë postimin me përmbajtjen e tyre. Për më shumë origjinalitet, ata mund të përdorin audion e tyre përmes veçorisë Import Audio.