Tech

Risia më e fundit e Amazon do t’ju emocionojë të gjithëve!

Amazon po mëson Alexa-n të imitojë ose të rikrijojë zërin e kujtdo edhe nëse individi nuk jeton më. Gjiganti i teknologjisë e konfirmoi se po zhvillonte sistemin gjatë konferencës së saj vjetore Mars 2022 në Las Vegas. Nënkryetari i lartë i Alexa-s, Rohit Prasad, e tregoi veçorinë në një video demonstruese, ku një fëmijë i kërkon Alexa-s t’i lexojë një përrallë para gjumit me zërin e gjyshes së ndjerë.

Ekipi i Amazon arriti prodhimin e audios, duke iu referuar vetëm një minutë inçizimi të të folurit të dikujt. Më pas videoja përdoret për të krijuar audio më të gjatë që tingëllon pothuajse identike me zërin e personit. Prasad gjatë konferencës tha se:

Kjo kërkonte shpikje ku ne duhej të mësonim të prodhonim një zë me cilësi të lartë me më pak se një minutë regjistrimi kundrejt orëve të regjistrimit në studio.

Rikujtojmë se së fundmi Amazon po planifikon të fillojë të bëjë dërgesa me dronë deri në fund të vitit në një qytet të Kalifornisë, në Lockerford. Rivali i shitjes me pakicë ‘Walmart’ tashmë ofron shpërndarje me dron dhe në maj njoftoi rritjen e shërbimit, me një zgjerim në gjashtë shtete, deri në fund të vitit dhe një potencial për dërgimin e një milion paketave në vit. Klientët e Amazon në qytetin Lockeford, Kalifornia Veriore, do të jenë në gjendje të regjistrohen për dërgesë falas me dronët “Prime Air”.