Platforma popullore e ndarjes së videove ka të bëjë me muzikën si një pjesë e madhe e shërbimit. Tani, TikTok ka shtuar integrime në platformën e tij për të bërë të mundur që ju të postoni drejtpërdrejt këngën tuaj të preferuar nga shërbimi i transmetimit në të cilin jeni abonuar.
Tani për tani, dëgjuesit në Apple Music dhe Spotify po marrin mundësinë për të ndarë muzikë në platformën e videove. Integrimi i ri ju lejon të postoni një këngë, album, apo edhe një listë dëgjimi ose përmbajtje tjetër muzikore në TikTok.
Transmetimi i përmbajtjes audio gjithashtu mund të ndahet përmes një mesazhi të drejtpërdrejtë të TikTok. Sidoqoftë, kompania kohët e fundit njoftoi se platforma e saj TikTok Music do të mbyllet më vonë këtë muaj.
Së fundmi shtatë familje franceze po padisin TikTok. Ato pretendojnë se platforma i ekspozoi fëmijët e tyre adoleshentë ndaj përmbajtjeve të dëmshme që ata besojnë se kontribuan në vetëvrasjet e dy 15-vjeçarëve. Çështja në gjykatën e Creteil është padia e parë kolektive e kësaj natyre në Evropë, sipas avokates të familjeve, Laure Boutron-Marmion. Mediat e huaja bënë të ditur se të shtatë familjet raportuan të njëjtën çështje; një rënie në shëndetin fizik dhe mendor të fëmijëve të tyre. Këto familje janë bashkuar përmes kolektivit Algos Victima, një qendër për mbështetje ligjore dhe gjyqësore për viktimat dhe familjet e tyre.
Ata akuzojnë TikTok dhe algoritmin e tij për ekspozimin e fëmijëve të tyre ndaj përmbajtjeve të rrezikshme, duke përfshirë video të shumta që promovojnë vetëvrasje. Siç raportohet, rasti përfshin dokumentacion thelbësor dhe prova konkrete që mbështesin historinë e secilës familje. Ky veprim i ri ligjor bazohet në një kallëzim të mëparshëm penal të paraqitur në vitin 2023 nga prindërit e Marie, një prej adoleshenteve që kreu vetëvrasje.