Tech

Risia e fundit e WhatsApp, së shpejti do të flisni me njerëz të tjerë në gjuhë të ndryshme!

Nëse jeni një nga dy miliardë përdoruesit e WhatsApp-it, së shpejti mund të flisni me njerëz të tjerë në gjuhë të ndryshme. Kjo për shkak se WhatsApp së shpejti mund të lejojë përdoruesit të përdorin funksionin Live Translate. Shkurtimisht, Live Translate është ajo që mendoni se është: funksioni “dëgjon” atë që folësi thotë dhe pothuajse menjëherë e përkthen atë në një gjuhë që mund ta kuptoni. Qëllimi është që ju, një folës i anglishtes, të jeni në gjendje të komunikoni me shokun tuaj nga Koreja pa ditur asnjë prej jush ndonjë gjuhë tjetër përveç gjuhës amtare.

Mund të përballeni me sfida për të kuptuar dhe për t’iu përgjigjur njëri-tjetrit. Këtu hyn Live Translate. Duke përdorur teknologjinë e avancuar të AI, ai mund të përkthejë pothuajse menjëherë gjuhën e folur ose të shkruar. Bëhet e ditur se funksioni Live Translate i Samsung mbështet gjithsej 16 gjuhë. Në prill, tre shtesat e reja ishin arabisht, indonezisht dhe rusisht.

Ato bashkohen me gjuhën kineze, angleze, frënge, italiane, japoneze, koreane, polake, portugeze, spanjolle, tajlandeze dhe vietnameze. Rikujtojmë se 35 telefona nga markat e njohura, duke përfshirë Samsung, Motorola, Sony dhe Apple, nuk do të marrin më përditësime të WhatsApp, ka zbuluar një raport i ri. Në përditësimin e saj të fundit, platforma në pronësi të Meta-s ka ndryshuar kërkesat minimale të sistemit, duke prekur përdoruesit me telefona më të vjetër.

Lista përfshin Samsung: Galaxy Note 3, Galaxy S3 Mini, Galaxy S4 Mini, Galaxy Ace Plus, Galaxy Core, Galaxy Express 2, Galaxy Grand, Galaxy Note 3 dhe Galaxy S4 Zoom, iPhone 5, iPhone 6, iPhone SE, iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus, Moto G dhe Moto X, Ascend P6 S, Ascend G525, Huawei C199, Huawei GX1s dhe Huawei Y625, Lenovo 46600, Lenovo A858T, Lenovo P70 dhe Lenovo S890, Xperia Z1 dhe Xperia E3, Optimus 4X HD, Optimus G, Optimus G Pro dhe Optimus L7. Ndryshimi i politikës do të ketë implikime të rëndësishme për përdoruesit.