Aktualitet Politikë

“Rindarja territoriale”, Basha: Domosdoshmëri urgjente

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar sot një tryezë me ekspertë për reformën territoriale. Basha e cilësoi një domosdoshmëri urgjente rindarjen territoriale dhe theksoi se ky rrugëtim që nis për shkak të vullnetit të PD ka si synim t’iu rikthejë shqiptarëve atë që iu morën me përdhunë në 2015, autonominë e qeverisjes vendore. Basha tha se duhet një konsultim i vërtetë referendar dhe decentralizim real i pushtetit.

“U konceptua si ndarje politike jo si ndarje territoriale, u konceptua për të marrë pushtet dhe për të vjedhur. Rindarja territoriale është një domosdoshmëri urgjente, e duan shqiptarët. Edhe gjatë fushatës së kaluar një nga çështjet që kanë ngritur ka qenë duam të na kthehet pushteti vendor, në radhë të parë si demokraci për të zgjedhur ata që na qeverisin dhe në radhë të dytë si shërbime. Mirëqenien e shqiptarëve po e shkatërron korrupsioni dhe një nga instrumentet për ta luftuar që nuk zëvendëson as drejtësinë as zgjedhjet e lira dhe të ndershme është decentralizimi real. Decentralizimi real është më shumë se hartë. Është t’i japësh pushtetin e qeverisjes vendore për t’iu shërbyer qytetarëve.

Kreu demokrat tha më tej se pushteti më i mirë është pushteti afër qytetarit.

“Edhe në këtë mënyrë qytetari e di që i paguan dhe i merr shërbimet. Ju ftoj ta nisim këtë rrugëtim, i cili fillon për shkak të vullnetit politik të PD-së. Të enjten e kaluar ka pasur shumë shamatë në ekrane dhe rrjete sociale e cila ka mbytur një fitore të jashtëzakonshme jo thjesht të PD-së, por të qytetarëve shqiptarë. Pavarësisht se në atë parlament, për arsye që dihen, ne nuk i kemi votat, prapë e mbajtëm fjalën dhe brenda më pak se 6 muajsh iu kemi dhënë shqiptarëve instrumentin e rindarjes territoriale. SPAK duhet të bëjë detyrën siç ia jep ligji, sot dhe jo nesër. Ndërsa ne përmes reformës territoriale kemi për detyrë t’iu rikthejmë shqiptarëve atë që ua morën me përdhunë në 2015, autonominë e qeverisjes vendore”, deklaroi kreu i PD.

 

 

 

 

 

 

Tryeza për Reformën Territoriale, Basha: Në 2014 u bë ndarje politike për pushtet

 

“Nuk kemi arritur aksidentalisht këtu”. Kështu e nisi fjalën e tij kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në tryezën e punës për Reformën Territoriale. Basha e cilësoi si domosdoshmëri këtë reformë.

Sipas kreut të demokratëve sot qytetarët shqiptarë paguajnë dhe nuk marrin shërbim. Basha u ndal te afera e inceneratorëve duke e cilësuar si produkt të reformës së hartuar në vitin 2014. Kryedemokrati tha se u konceptua si ndarje politike për të marrë pushtet sepse përmes pushtetit vidhen paratë.

“Nuk kemi arritur aksidentalisht këtu. Për fat të keq është një kronikë e paralajmëruar., një dëhstim i paralajmëruar. Sot rëndon mbi shpinat e qytetarëve. Dëgjuat disa nga folësit dhe ndërkohë që  po transmetohej, zoti Bejko më tha se njëri prej tyre ishte këshilltar aktual i PS. Shënova një nga fjalitë që tha; paguajmë dhe nuk marrim shërbimin për të cilin paguajmë.

Pse jemi këtu? Nuk jemi aksidentalisht. Shërbimi bëhet më mirë ku është afër qytetarit. Nuk e kemi shpikur ne. Kjo krijon dy lloj marrëdhënies; e para është një liri e plotë për të mbledhur këto taksa.

Në një sallë tjetër po zhvillohet seanca për inceneratorët, djegësit e plehrave. Pastrimi na kaloi nga kompetencë e pushtetit vendor në atë qendror. Pse di të pastrojë më mirë Edi Rama? U hodh poshtë një strategji e miratuar dhe hartuar nga ekspertët më të mirë, për një arsye që të ndërtohej një skenë për tre pseudo-inceneratorë të paguar me taksat e shqipgtarëve që nuk kryejnë asnjë funksion përveç vjedhjes.

Paguajmë tha këshilltari socialist dhe nuk marrim shërbimin. 430 milion euro kanë paguar shqiptarët për shërbime që nuk i marrin. Gjithçka u përqendrua në një dorë të vetme.

Nga çdo shqiptar kudo që ndodhet, a ka një njeri që nuk e kupton: që mungesa e pushtetit vendor dhe centralizimi është bërë për afera si këto. Dhe afera si këto nuk mund të ndodhin nëse funksionon pushteti vendor. 17 akte nuk ka forcë për ti marrë brenda një dite përveç kryeministrit të vendit. Prandaj është vjedhja e shekullit.

U konceptua si ndarje politike për të marrë pushtet sepse përmes pushtetit vidhen këto para. Ri ndarja territoriale e Shqipërisë është një domosdoshmëri urgjente. E duan shqiptarët nga jugu në veri”, deklaroi Basha.