Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere është e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Tanimë, ata prej disa vitesh bashkëjetojnë së bashku dhe janë një ndër çiftet më simpatik të showbiz-it. Balaj po punon vazhdimisht për projekte të reja muzikore.
Bukuroshja, shpesh poston në rrjete sociale dhe momente nga përditshmëria e saj si ka bërë dhe disa orë më parë teksa ka rrëfyer te ndjekësit se kohëve të fundit nuk ka qenë në një gjendje të mirë emocionale. Këtë gjë nuk e kishim vënë re aspak nga postimet e Rinës, megjithatë në këtë rast vlen shprehja që nuk duhet t’i paragjykojmë njerëzit nga ajo çfarë shohim në rrjete sociale.
Njerëzit më shkruajnë duke më kërkuar sugjerime për libra dhe mund të them vetëm se libri ’10 herë më e lumtur’ (jo për t’u treguar dramatike) më ka ndryshuar. Kam qenë në një situatë shumë të keqe/ të errët muajve të fundit dhe mendoj se kam gjetur një mënyrë për të falur veten time dhe të eci përpara, sepse nuk do të kthehemi më mbrapsht në të kaluarën!! Ky libër gjithashtu mund të gjithë librat e tjerë që kam lexuar gjatë gjithë jetës sime. Është si të flasësh me një psikolog falas.
Para vetëm 6 ditëve, Rina lansoi bashkëpunimin me partnerin e saj të zemrës SinBoy të titulluar ‘Si ti’. Si gjithmonë këngët që dyshja publikojnë bashkë kthehen menjëherë në hit. Gjithashtu dhe ky projekt me një tekst kaq romantik ka afro 2 milion klikime në YouTube.