Rina dhe Sinboy janë një nga çiftet më interesantë të showbiz-it. Ata vendosën që ta bënin publike lidhjen e tyre në vitin 2019. Në çdo intervistë të tyre ata e kanë shprehur gjithmonë dashurinë që kanë për njëri-tjetrin.
Në një intervistë të bërë së fundmi Sinboy është shprehur se:
Rina për mua do të thotë gjithçka, më ka ndryshuar komplet jetën.Kam qenë një tjetër person para se ta njihja,e shikoja botën me një sy tjetër por tani ajo çfarë më intereson është vetëm që Rina të jetë e lumtur.
Para pak ditësh Rina publikoi këngën e saj më të re. Ajo ka treguar se po punon edhe për albumin e saj, i cili titullohet “Balerina”. Ajo shton se me albumin ka filluar të punojë që nga gushti i vitit të kaluar dhe ajo çfarë është ndryshe këtë herë janë këngët që kanë buruar nga shpirti dhe janë këngë dashurie që të gjthë njerëzit kanë nevojë t’i dëgjojnë gjatë ditës.
Këngëtarja bukuroshe është shprehur se publikimin e albumit e ka patur dëshirë që fëmijë e nëse në të ardhmen do të kishte vajzë do kishte dëshirë që ajo të bëhej balerinë.Kur është pyetur nëse do të bënte një koncert të sajin ajo ka thënë se:
Kam dashur që ta lija pak publikun të priste dhe të vija më pas me një koncert më të fortë dhe më real që edhe njerëzit të ndihen më mirë teksa i dëgjojnë këngët të këndohen live sepse është një ndjesi tjetër.