Showbiz

Rina dhe SinBoy nisin bashkëjetesën

Reperja e njohur nga Kosova Rina Balaj dhe këngëtari shqiptar i cili jeton në Greqi, SinBoy kanë dhënë një intervistë rreth lidhjes së tyre.

Pak kohë pas bashkëpunimit të tyre me këngën “Gigi” u përfol se mes dyshes së artistëve kishte një marrëdhënie më tepër se miqsore.

Ata nuk u munduan ta fshehin por që pasi Rina mbylli llogarinë e saj të Instagram-it kishim çdo ditë e më pak informacione për ta.

Së fundmi, në një intervistë për “Mirage”, dyshja kanë treguar se jo vetëm kanë nisur bashkëjetesën dhe janë të lumtur por që se shpejti mund të martohen.

SinBoy ka takuar prindërit e Rinës dhe u shpreh se ata janë treguar shumë mikpritës dhe se një ditë do të bëjnë dasmë ku i ftuar do të jetë këngëtari Muharrem Ahmeti.