Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere u bë e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Ata prej disa vitesh bashkëjetonin së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatik të showbiz-it.
Bukuroshja vazhdimisht postonte momente shumë romantike krah tij dhe kohëve të fundit dukej se dyshja kishte çuar lidhjen e tyre në një nivel tjetër duke i bërë gjërat shumë më serioze. E të gjitha këto mendime u hodhën poshtë, pasi së fundmi artistja ka dhënë një intervistë ku ka treguar se në fakt prej kohësh është distancuar nga SinBoy edhe pse bashkëpunimi i tyre në muzikë ka vazhduar.
Në një intervistë të bërë së fundmi, Rina ka rrëfyer më shumë për ndarjen nga SinBoy.
Gjithçka ka ndodhur si duhej të ndodhte. Nuk ishte e shpejt apo e papritur. Të gjithë mundohemi të ndryshojmë për mirë. Ndihem shumë spirituale, në paqe me veten.
E pyetur nëse jep shanse të dyta, duke nënkuptuar një rikthim me ish- të dashurin e saj, përgjigja e këngëtares duket se nuk është e prerë.
Varet sa ndikim ke në jetën time. Nëse je shumë i rëndësishëm falim pak… Çfarë thyhet nuk ngjitet aq shpejt.
Me anë të një video të postuar para pak ditësh ku teksa shfaqej tërësisht pa ‘make-up’, Rina krahas u shpreh se tani ka nisur një kapitull i ri për të.