Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere u bë e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Ata prej disa vitesh bashkëjetonin së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it, por pak muaj më parë dyshja deklaruan ndarjen.
E teksa tanimë kanë vazhduar jetën e tyre si private ashtu edhe atë profesionale, Rina vazhdon të jetë shumë aktive në rrjete sociale. Para një muaji bukuroshja publikoi këngën e saj më të fundit që është dedikim për ish- partnerin e saj SinBoy e me anë të këtij projekti muzikor, ajo arriti të fitojë zemra e publikut.
E vetëm disa orë më parë me anë të një ripostimi në Instastory nga një pjesë e videoklipit të këngës së saj padyshim hit, ‘Rosita’, Rina na ka zbuluar pak nga projekti i saj i radhës. ‘Rosita’, një këngë e cila i dedikohet dashurisë që një vajzë ka për Rinën, por që kjo e fundit nuk mund t’ja kthej pasi nuk është në shijet e saj dhe është e lidhur me një djalë.
E pikërisht, surpriza e radhës nga artistja do të jetë një këngë dedikuar dashurisë për një vajzë. Nuk ju duken paksa të çuditshme këto dedikime të Rinës së fundmi?
Do të publikoj së shpejti një këngë tjetër për një vajzë. Thjesht po risjell Rositën time të brendshme
Me gjithë këto suksese të arritura prej saj padyshim që dhe ndjekësit janë të shumtë. Disa prej tyre madje janë aq të ‘çmendur’ sa e kanë gdhendur në trup portretin e artistes dhe këtë e ka treguar vetë ajo me krenarinë më të madhe me anë të një postimi në Instagram.