Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere u bë e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Ata prej disa vitesh bashkëjetonin së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it, por pak muaj më parë dyshja deklaruan ndarjen.
E teksa tanimë kanë vazhduar jetën e tyre si private ashtu edhe atë profesionale, Rina vazhdon të jetë shumë aktive në rrjete sociale. Para pak javësh bukuroshja publikoi këngën e saj më të fundit që është dedikim për ish- partnerin e saj SinBoy e duket se me anë të këtij projekti muzikor, ajo arriti të fitojë zemra e publikut. ‘E kalume’ ka arritur jo vetëm të bëhet pjesë e ‘The Top List’, por dhe në kaq pak kohë të numërojë 2 milion klikime në platformën YouTube.
Në internet për disa ditë qarkulloi një foto e reperit shqiptar Sin Boy dhe njëkohësisht ish- partnerit të Rinës, i cili dukej i shtrirë në ambulancë teksa mban maskën e oksigjenit. Fansat e tij u shqetësuan për artistin. Mediat kryesore greke po hidhnin dyshime se këngëtari i njohur shqiptar Sin Boy ka ndërruar jetë pas një mbidoze narkotike, në moshën 29 vjeçare. ‘Vdekja’ e tij u konfirmua edhe llogarinë e reperit në Instagram. Gjithashtu, motra e reperit ndau një foto tijën në Instagramin e saj dhe e shoqëroi me mbishkrimin “U prehsh në paqe!”
Mirëpo, vetëm pak ditë më parë ai reagoi me anë të njjë video e mesa dukete gjitha ishte thjesht një ‘lojë marketingu’…