Celebrities Gossip Showbiz

Rimartohen në 10-vjetorin e dasmës, John Legend dhe Chrissy Teigen në një ceremoni luksoze në Itali!

Çifti i showbizz-it John Legend dhe Chrissy Teigen janë rimartuar në një ceremoninë luksoze në liqenin e Komos për të shënuar 10-vjetorin e martesës.

Chrissy zgjodhi një fustan të shkurtër të bardhë për të festuar ditën e saj të madhe, teksa John është shfaqur me një kostum blu të hapur përpara fëmijëve, miqve dhe familjes së tyre në të njëjtin vend ku u martuan për herë të parë një dekadë më parë.

John i ka kushtuar një pjesë të madhe të repertorit të tij muzikor gruas së tij, ku në disa prej tyre, kjo e fundit ka qenë protagoniste edhe në videoklip. John Legend dhe Chrissy Teigen shpesh kanë qenë të sinqertë për jetën e tyre së bashku.

Rikujtojmë se, së fundmi kanë treguar rezidencën e tyre të re në Beverly Hills. Dyshja shitën një rezidencë me shtatë dhoma gjumi, tetë banjo, në pronësi të mëparshme të Rihanna-s, vitin e kaluar. Për kopertinën, çifti pozoi me tre nga fëmijët e tyre, Luna, Miles dhe Esti. I porsalinduri Wren, nuk është fotografuar. Kjo pronë u rinovua nga arkitekti dhe dizajneri i brendshëm Jake Arnold.