Moderatorja bukuroshe, Roza Lati ka qënë në qendër të mediave këto ditë, jo për pak arsye. Si filllim ajo na paralajmëroi me disa foto ‘HOT’ në instagramin e saj, ku replikat dhe komentet nuk kanë ishin të pakta. Për t’u përmendur është edhe rasti më i fundit i zënkës së saj me moderatoren Bieta Sulo që shkaktoi ‘bujë’ në rrjetet sociale, por u mbyll me faljen e Rozes kundrejt Bitetës.
Ndërkaq, ajo ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen e saj, dhe ka zgjedhur një mënyrë mjaft ekstravagante që i përshtatet më së miri “botës së Rozëz”. Ajo ka ndarë në “Instagram” disa foto, si pjesë e festës së këtij viti. Roza shihet më sensuale se kurrë, ku e bardha mbizotëroi në festën e saj.
Madje, ajo i ka bërë një dedikim special vetes, duke e cilësuar këtë vit si rilindje. Roza vazhdon të ndihet ende si 23, dhe ku ka më mirë? Ja çfarë i shkruan ajo vetes këtë 13 qershor:
“Rilindje. Prap 23. Normal. E bekuar. Mbushur me dashni. Pozitive. Zemër plotë. Qëllimë të realizuara. S’ndalova kurrë. Shumë punë prapë përpara. E dashur. Pak mistrece. Paaaak kjo e fundit. Ama shpirt pastër. Duar-pastër. Dhe gjithmonë GATI. Faleminderit o Roz që s’më le kurrë në baltë. Kurrë.”
Roza gjithmonë na ka treguar se është ajo vajza kokëfortë dhe që nuk interesohet për mendimet e të tjerëve. Madje, shpesh ajo është ngritur ndaj paragjykimeve të shumta që janë bërë në këtë vend dhe gjithmonë është cilësuar si “çapkënja” e televizioneve shqiptare.