Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër. Por, të gjithë janë dakord në një pikë: “Big Brother” nuk lë askënd indiferent.
Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.
Kanë kaluar tashmë mbi 100 ditë nga nisja, teksa finalja e këtij edicioni të “Big Brother” është më 25 maj. Ndërkohë, lufta sa vjen e bëhet edhe më e fortë, teksa banorët duan të fitojnë çmimin e madh. E ftuar sot në “Big Brother Radio”, ish-banorja Roza Lati, komentoi rrugëtimin e saj dhe zbuloi planet që ka.
Po kënaqem, po më shplodhen sytë. Unë e fitova Big Brother tim. U kënaqa shumë. Dola nga shtëpia e Big Brother, dola dhe nga Shqipëria… Më priti mami. U çmalla kur dola. M’u kënaq syri duke parë shumë njerëz, më bënte përshtypje duke parë makina, njerëz…
Çfarë i mungon asaj nga shtëpia e “BBV3”?!
Më ka munguar humori i Julit, Romeos, lojërat, numrat artistikë…
Ndër pyetjet që bënë ndjekësit e Top Albania Radio-s në Instagram për Rozën, ishte edhe rikthimi në ekran me sloganin ‘suki-suki’. Ja si u shpreh ajo.
I shoh gjërat me lupë, mezi pres t’i kthehem ekranit, ky është profesioni im. Për ‘suki-suki’, këto ditët në vazhdim do e ndajmë për detajet…