Meg Ryan është duke u rikthyer në ekranin e madh pas një pauze 8-vjeçare me filmin e saj të ri, “What Happens Later”. Megjithatë, fansat e saj jo vetëm që janë të emocionuar që e shohin përsëri në ekranin e madh, por edhe të shqetësuar për operacionin e saj të dukshëm plastik. Shumë prej tyre kanë përdorur rrjetet sociale për të shprehur zhgënjimin dhe trishtimin e tyre për pamjen e ndryshuar të aktores.
Një përdorues i Twitter-it shkroi: “Shkëlqyeshëm të shoh Meg Ryan në ekran, por do të doja që ajo të mos kishte bërë ndërhyrje në fytyrën e saj.” Një përdorues tha: “Riemërtojeni filmin…Çfarë ndodh me fytyrën e Meg Ryan”. “Unë e dua Meg Ryan, por çfarë ndodhi me fytyrën e saj? Ajo ishte kaq e bukur me sy të mëdhenj shprehës”,-tha një tjetër fanse.
Pavarësisht spekulimeve, Ryan nuk ka pranuar të ketë kryer bërë operacione. Megjithatë, kirurgu plastik i famshëm Dr.Sam Rizk tha:
Ajo nuk ka bërë ndërhyrje të mirë.
Rizk gjithashtu mendon se buzët e Ryan janë me mbushës, duke i bërë ato të duken më të mëdha. Një herë Ryan adresoi spekulimet për ndryshimin e pamjes së saj duke u zhvendosur në një temë tjetër. “Ka biseda më të rëndësishme se si duken gratë dhe si po plaken,”- i tha ajo revistës Porter në 2015. “Unë e dua moshën time. Unë e dua jetën time tani…E dua personin që jam bërë.”-vijoi aktorja.