E ftuar në emisionin e sotëm të “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro ka qenë artistja e mirënjohur, Genta Ismajli. Ajo rikthehet për herë të parë në një intervistë ekskluzive në valët e Top Albania Radio, pas shumë vitesh mungesë në muzikë e në dalje publike.
Duke qenë se ajo ka disa kohë që është shkëputur nga industria dhe momentalisht jeton jashtë Shqipërisë, a do ta shohim së shpejti Gentën në një projekt të ri?
Kam bashkëpunuar me shumë producentë. Madje kam shkuar e kam takuar në Hollywood shumë emra të njohur. Kam punuar, por që atëherë nuk kam ditur me të thënë të drejtën. Tani me eksperiencë jam më e qartë. Kam harxhuar para sa kam mundur, edhe asgjë.
Tani që është më e qartë profesionalisht, a është vonë apo është ende në kohë?
Absolutisht që është vonë. Unë prap kam besim edhe nuk ndihem fare që kam bërë diçka. Akoma kam për të dhënë. Akoma do të bëj. Më dhëntë Zoti shëndetin edhe kjo është.
Me cilin këngëtar do të bënte një bashkëpunim në të ardhmen?
Ndoshta me Mozzik.
A do të donte ajo të bënte një koncert të madh në stadium?
Tani u mbusha me emocione. (përlotet) Po, më ka marrë malli shumë. Do doja shumë në fakt të kisha një ekip profesional që të më shtynte përpara si artiste që të punoj shumë dhe të jenë besnik. Atë kërkoj dhe nëse nuk e gjej atë, nuk do të nis me muzikë.