Celebrities Film & Tv Showbiz

Rikthimi i “Joker” vjen me surpriza, Lady Gaga pritet të marrë rolin kryesor!

‘Joker’ po kthehet dhe këtë herë ai po sjell me vete Lady Gaga-n e cila pritet të luajë rolin e Harley Quinn përballë Joaquin Phoenix. Regjisori Todd Phillips së fundmi konfirmoi në rrjetet sociale se kishte gati një skenar të punës për prodhimin e ‘Joker 2’. Vazhdimi i filmit që debutoi në vitin 2019 raportohet të jetë një muzikal. Titulli i projektit të ri nga Joker do të jetë “Folie à deux”.

Titulli i referohet një termi mjekësor për një çrregullim mendor identik ose të ngjashëm që prek dy ose më shumë individë, zakonisht anëtarë të së njëjtës familje. Sipas burimeve, roli i Gaga-s po mbahet i fshehtë, por supozohet të jetë Harley Quinn, e dashura e Joker-it, e cila aktualisht luhet nga Margot Robbie.

Regjisori Phillips prodhoi më parë “A Star Is Born”, ku luajtën producenti i ‘Joker’, Bradley Cooper dhe Gaga. Rikujtojmë, se së fundmi ylli televiziv Heidi Montag ka akuzuar divën e muzikës pop, Lady Gaga-n se ajo sabotoi karrierën e saj muzikore. Heidi u shpreh në podcastin “The Unpopullar with Jacques Peterson” se:

Njerëzit janë si: ’Unë e dua Lady Gaga’ dhe jam e sigurt se ajo është e mrekullueshme, por nuk kam pasur takimin më të mirë me të.

Në episod, Montag deklaroi se marrëdhënia e tyre u përkeqësua kur Gaga ishte thjesht një këngëtare dhe kantautore e re dhe të dyja punonin me producentin RedOne. Sjellim në vëmendje se Lady Gaga mori masa për të mbrojtur shëndetin e saj mendor gjatë aktrimit të personazhit të saj në “House of Gucci”. Këngëtarja e hitit të “Rain on Me”, luan në filmin e Ridley Scott si Patrizia Reggiani, një grua e vërtetë e famshme për komplotin e vrasjes së ish-bashkëshortit të saj Maurizio Gucci.