Sport

Rikthimi i jo i duhur i Karim Benzemas te Al Ittihad – shënon autogol, por skuadra e ‘shpëton’ nga turpërimi

Ish sulmuesi i Realit Madridit u transferua në kampionatin e Arabisë Saudite duke ndjekur shembullin e Cristiano Ronaldos apo Neymar të cilët fitojnë shuma marramëndese parash. Nuk ka kaluar shumë kohë që kur Karim Benzema u largua nga Reali i Madridit për të provuar dhe ai fatin në Arabinë Saudite. Reali nga ana e tij e ka vuajtur jo pak largimin e tij, teksa rendimenti para porte pa francezin ka rënë ndjeshëm.

Sulmuesi i Al-Ittihad, Karim Benzema, është kthyer të luajë pas dy muajsh me  skuadrën, por ky kthim shkoi keq, pasi legjenda franceze shënoi një autogol në Ligën e Kampionëve të Azisë të enjten. Benzema u zgjodh për të filluar ndeshjes pasi Al Ittihad u përball me skuadrën uzbekistaneze Navbahor në ndeshjen e dytë të raundit të 16-të të Ligës së Kmapionëve të Azisë. Ndeshja e parë përfundoi në barazim 0-0, por Benzema pa dashje i dha epërsinë Navbahor duke e dërguar një goditje me kokë në portën e tij. Por për fatin e Benzemas, Al Ittihad shënoi me Abderrazak Hamdallah para mbylljes së pjesë së parë për të barazuar rezultatin, ku pastaj një autogol i Toma Tabatadzes vendosi ndeshjen. Benzema është i pakënaqur në Al Ittihad dhe ai ishte i lidhur me një lëvizje shokuese brenda ligës saudite, te Al-Nassr e Cristiano Ronaldos, në afatin kalimtar të janarit. Ish-ylli i Real Madrid ishte gjithashtu i lidhur me Manchester United, edhe pse Djajtë e Kuq u distancuan shpejt nga ato thashetheme.