Era Istrefi, një nga këngëtaret e njohura shqiptare, pas një mungese të gjatë nga projektet muzikore iu rikthye pasionit të saj, ku vetëm para pak ditësh publikoi këngën më të re. Duket se tanimë, erdhi koha që bukuroshja të vazhdojë karrierën e saj muzikore atje ku e ka lënë, për të sjellë projekte të tjera të reja.
Kënga e saj e re e titulluar ‘Bebe’, e pritur me padurim nga të gjithë, duket se pati një pëlqim të madh nga ndjekësit, të cilët mezi e prisnin rikthimin e Erës. Kënga kapi 1 milion klikime vetëm brenda 1 dite. Jo vetëm për muzikën, por edhe videoklipi i saj u pëlqye shumë nga fansat, të cilëve u kishte munguar shumë stili i veçantë i bukuroshes.
Por duket se suksesi vazhdon për këngëtaren. ‘Bebe’ arriti miliona klikime vetëm brenda pak ditësh dhe vazhdojnë akoma të rriten. Vetë Era na ka bërë me dije me anë të një Instastory se projekti i saj ka arritur plot 10 milion klikime në platformën YouTube.
Ky ishte padyshim një rikthim shumë i suksesshëm nga ana e saj!
E një sukses tjetër për Erën dhe projektin e saj më të ri është fakti se ‘Bebe’ renditet e para si kënga më e dëgjuar dhe në Zvicër, gjë që tregon se projekti i saj po bëhet viral dhe ndërkombëtarisht.
Kujtojmë se Era ka lajmëruar se është duke punuar për projektet e saj të rradhës dhe se së shpejti do të publikojë këngën tjetër të saj, e cila është gjithashtu në gjuhën shqipe. Gjithashtu i ftuar në ‘Pardon My French’, menaxheri i këngëtares na dha lajmin e bukur, se prej datës 1 Qershor Era do te fillojë koncertet, lajm i cili i lumturoi të gjithë fansat e këngëtares.