“Paso” erdhi edhe këtë të premte sportive me Glent Nallbani, Lorenc Jemini, Redi Jupi dhe Gëzim Sinemati në studio, bashkë me Ed Manushi përmes një lidhjeje telefonike për të diskutuar për sportin me në qendër futbollin. Më së shumti u diskutua për Guardiola, Klop dhe Simeone, tre modelet që po dominojnë Europën, teksa gjithashtu u analizuan edhe ndeshjet sportive në përgjithësi e në veçanti.
I ftuar në një lidhje telefonike gjithashtu ishte Ardi Cani Presidenti i Teqball, i cili më së shumti u ndal te rikthimi i basteve në mënyrë zyrtare në vendin tonë. Lidhur me këtë temë ai u shpreh si më poshtë.
E gjithë bota është në bixhoz. Është një diskutim i madh në Europë se sa ekipe kanë kompanitë e basteve për sponsora. Skuadrat kanë të ardhura marramendëse nga kompanitë e basteve.
Më tej ai bëri ndarjen e saktë, pasi nuk po diskutohet çështja e rikthimit të basteve siç ai përmendi, por në fakt çështja e rikthimit të basteve në mënyrë zyrtare.
Këtu nuk bëhet fjalë për hapjen e pikave të basteve por është koncepti që të legalizohen bastet online. Kjo sepse pas mbylljes së pikave fizike të basteve në vendin tonë, janë larguar 1 miliard dollarë dhe të gjithë këto para po shkojnë jashtë vendit tonë.
Në një deklaratë shumë të guximshme padyshim, Ardi Cani u shpreh si më poshtë:
Qeveria e Ramës ka dështuar me sportin!