Live From Tirana Music

Rikthehet “Shqip Hop Festival”, Gerhard Veizi zbulon disa detaje…

Shqip Hop Festival, festivali më i madh kushtuar rrymës hip-hop rikthehet me edicionin e tij të tretë. Të ftuar në studion e “Live From Tirana” për të ndarë më shumë detaje me ne kanë qenë Big Basta dhe Gerhard Veizi, një nga organizatorët e këtij festivali. Ja si shprehet ky i fundit…

Artistë të ftuar kemi Big Basta, Buta, La Fazani nga Prishtina, talente të reja si Bleta Përtace nga Shkupi, Ges Rabo, djalë i talentuar që fitoi në konkursin që u bë në “Më Lër Të Flas” në Top Channel, Ani që ka fituar ‘rap-battle’ e parë në Shqipëri, Segi Laja, dhe shumë të tjerë. Dyert hapen që në 5 të pasdites, ku do të ketë performanca me DJ. ‘Live’ fillon në orën 7, ku do të ketë performanca me ‘breakdance’, 6 artistë grafiti vendor, ku ata do të mund të shprehin stilin e tyre artistik dhe, sigurisht, reperët, kryesorja e festivalit.