Film & Tv

Rikthehet “Sex and the City” por një prej vajzave mungon…

Prestigjosia “Variety” ka konfirmuar ditën e sotme për rikthimin e “Sex and the City” që pritej me padurim nga publiku. Thashethemet për një ribashkim të mundshëm mes vajzave kanë vite që qarkullojnë dhe më në fund po ndodh.

Ky lajm i mirë është konfirmuar edhe nga aktorja kryesore e saj, Sarah Jessica Parker. Kjo e fundit ka bërë një postim në platformat sociale duke ngritur pyetjejen “Ku janë ato vallë?” Mësohet gjithashtu se vajzat e qytetit të madh do të vijnë në 10 seri të reja plot aventura e ngjarje të papritura. Seritë e reja të “Sex and the City” do të mbajnë emrin “Njësoj si dikur”.

Megjithatë, ka dhe një lajm të keq. Njëra prej tyre nuk do të jetë pjesë e saj. Bëhet fjalë për Kim Cattrall e cila në serial njihet si “Samantha”. Ajo ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e realizimit të ri por pa zbuluar arsyet.

Sakaq, xhirimet e serialit priten të nisin pranverën e ardhshme në New York me shpresën se nuk do të ketë pengesa nga pandemia.