Kompania e produksionit të “Sex and The City”, Warner Media ka lajmëruar rikthimin e serialit dhe ka zbuluar detaje nga ndryshimet e këtij sezoni të ri.
Aktori Chris Noth do të risjellë rolin e tij të famshëm si, Z.Big. Ndryshim do të ketë emri i serialit, i cili do të quhet “And Just Like That”, ndërsa qëndrojnë të njëjtë kasti i yjeve. Aktoret e dashura për publikun, Sarah Jessica Parker, Kristin Davis and Cynthia Nixon do të rishfaqen me rolet e tyre shumë të pëlqyera si Carrie, Charlotte dhe Miranda. Teksa, u lajmërua dhe pjesëmarrja e një aktoreje të re, por jo të panjohur për publikun, Sara Ramirez (e njohur nga roli i saj si Callie nga seriali hit Grey’s Anatomy). Karakteri i saj do të sjellë një risi, pasi do të jetë e para biseksuale në serial dhe do të quhet Che Diaz.
“And Just Like That” … do të ndiqet nga banda e vajzave, të cilat vazhdimisht përpiqen të “mbijetojnë” në udhëtimin e komplikuar të jetës. Vetëm se, me një ndryshim… ato nuk janë më në të 30-tat e tyre, duke jetuar me kozmos dhe ushqim kinez, por janë plotësisht të realizuara në të 50-tat e tyre me këpucë edhe më përrallore dhe një përvojë të pasur ‘poshtë’ rripave të tyre të markave të njohura.
Seriali do të ketë dhjetë episode, gjysmë ore dhe është planifikuar të fillojë prodhimin në New York këtë verë.
Kasti për shfaqjen ka sjellë goxha drama dhe thashetheme. Pas shumë spekulimeve, Kim Cattrall, e cila e luajti në mënyrë shumë seksi, shumë të sigurt, rolin e Samantha Jones konfirmoi në 2017 se ajo nuk kishte interes për t’u rikthyer në sezonin e ri. Thashethemet për një zëvendësim të mundshëm filluan të vërtiteshin, dhe emri i Sharon Stone doli midis të tjerëve. Sidoqoftë, duket se kompania HBO Max ka përzgjedhur aktoren Sara Ramirez për atë rol.
Duke lënë mënjanë dramën e aktorëve, mezi presim ta shikojmë këtë sezon të ri të shumëpritur!