Celebrities Gossip Showbiz

Rikthehet “Portokalli” këtë të diel, kasti i aktorëve tregojnë risitë e sezonit!

Spektakli më i madh i humorit, Portokalli, rikthehet këtë të diel në sezonin e 42-të. Trupa e aktorëve po bën përgatitjet e fundit për t’i servirur publikut personazhe që do të bëjnë për vete publikun e të gjitha moshave. Krahas personazheve më të dashur, vetë aktorët zbulojnë se ky sezon do të vijë me role dhe numra krejtësisht ndryshe.

Ledio Lako: Unë kam sjellë një personazh të ri, ia kam vënë emrin Shpëtim, që ka ardhur për të shpëtuar shqiptarët duke shitur parlamentin, spitalin… prandaj ne kemi detyrë shumë të vështirë, për 7 minuta duhet të bëjmë dhe për të qeshur, të japim dhe mesazh.

Albana Perhati: Bukra do të jetë shumë interesante këtë sezon, por nuk e tregoj si do të jetë.

Erblin Bajko: Pikërisht për punë po i flisja Erditit dhe po i shpjegoja që kam një dollap te shtëpia dhe dua ta lëviz dhe më duhet ndihma e tij. Kemi shumë të reja këtë sezon, kemi role të reja dhe rolet më të suksesshme të sezoneve të kaluar dhe mezi po presim.

Duke trajtuar problematike aktuale të shoqërisë, me batuta dhe ironi të hollë, spektakli i humorit përball me njëri-tjetrin njerëz që ndajnë hallet e përditshmërisë

Visjan Ukcenaj: Lufta jonë e përhershme për të sjellë gjëra të reja, do ketë personazhe të rinj, eksperimental, tentative që s’janë bërë më parë.

Nevina Shtylla: Portokalli vjen e riformatuar çdo fillim sezon. Sjellim gjithmonë surpriza. Le ta lëmë kështu pak mister dhe ta zbulojmë kur të nisë sezoni. Live është një emocion akoma më i bukur, më besoni për këtë. Portokallia është një show për të gjithë, kështu që nëse duan të kenë një të shtunë ndryshe, çdo të shtunë do t’ju presim këtu në studiot në Kashar.

Për të shijuar live dhe përjetuar emocionet në skenë, mund të blini biletat në studiot e Top Media, Arena Center, Kashar ose online në top-channel.tv.