Design

Rikthehet pas 6 vitesh trendi i arredimit “California Casual”!

Kanë kaluar gjashtë vjet që kur stili “California Casual” ishte një nga tendencat më të dëshiruara për arredimin e shtëpisë. Në dysheme të jepej ndjesia sikur kishte rërë. I padiskutueshëm pastaj ishte kombinimi i këtyre toneve me elementin e drurit, si një tavolinë, raft etj. Çfarë mund të ketë ndryshuar me rikthimin e këtij stili në qendër të vëmendjes? Epo janë të njëjtat, tone neutrale, shumë dru dhe ndoshta me të zezën në horizont për thyerje.

Janë tonet me të cilat dashurohesh në çdo kohë. Qëllimi i këtij muri është të shtojë elementin e kënaqësisë si dhe të të krijojë ndjesinë e një hapësire më të madhe. Nëse vendosni të lyeni shtëpinë thjeshtë me një nuancë neutrale, nuk do të kishte ato efekte pozitive, ashtu si muri me dritëhije. Ky element të shton një butësi prej kadifeje.

Në 2017 elementi i drurit përdorej më shumë për të kornizuar detajet, pasi e bardha ishte nuancë vendimtare në shtëpi. Madje edhe dollapët ishin të lyera të bardha. Ndërsa sot një dru i rafinuar bukur do t’i bëjë të duken ideale dollapët, raftet, mobiljet, parketin në shtëpi. Ajo që duhet të keni parasysh është përdorimi i dërrasave mat, pasi shkëlqimi në një moment do të bëhet i mërzitshëm.

Nëse mermeri më parë ishte në modë që të përdorej në parvazët e dyerve apo dritareve, tani tendenca është që në hapësira të shumta në shtëpi të përdoret mermeri. Në mure, në kundrabufe, në tavolina, në tualet, kornizat e dyerve dhe dritareve të jepet ndjesia e një stili “vintage”.