Celebrities Fashion

Rikthehet pas 19 vitesh në sfilatë, ylli ikonik i “Victoria’s Secret”!

Eventi i “Victoria’s Secret Fashion Show” po rikthehet fuqishëm këtë vit më 15 tetor, ka bërë të ditur marka e njohur. Pjesë e sfilatës së famshme, në mesin e emrave të tjerë, do të jenë Tyra Banks si dhe Gigi Hadid.

Tyra dhe Gigi ishin po ashtu protagonistet e klipit promovues të markës që po bën rikthimin e fuqishëm të eventit. Dy modelet e njohura kanë bërë të ditur se shfaqja e njohur e Victoria’s Secret po rikthehet në New York më 15 tetor.

Në klip, Gigi Hadid shihet duke hyrë në hollin e një hoteli luksoz. Aty e pret Tyra Banks me një zarf. Teksa modelja kthehet përballë kamerës, veshja e saj lexon: ‘Victoria’s Secret Fashion Show 2024’. Pasi i ka dhënë një zarf Gigi Hadid, Tyra Banks i thotë: “Shihemi atje”.

Marka pati njoftuar më herët se modelet Imaan Hammam, Candice Swanepoel, Grace Elizabeth, Devyn Garcia, Paloma Elsesser, Taylor Hill dhe Mayowa Nicholas do të ecin në sfilatën e këtij viti. Pasi u anulua në vitin 2019, Victoria’s Secret u rikthye me spektaklin The Tour në vitin 2023, një show jo tradicional. Eventi i famshëm i modës ishte anuluar në vitin 2019 nën akuzat se nuk ishte gjithëpërfshirës.