Celebrities Gossip Showbiz

Rikthehet në vëmendje një foto e vjetër e Khloe Kardashian, kritikohet ashpër nga ndjekësit!

Ylli televiziv Khloe Kardashian është kritikuar ashpër së fundmi për një foto të rishfaqur nga Halloween i vitit 2003, në të cilën ajo mbante katër zinxhir secili i lidhur me qafën e një gruaje me ngjyrë. Postimi i diskutueshëm rreth 38-vjeçares, u rishfaq në fillim të kësaj jave. Posteri origjinal vendosi foton me mbishkrimin:

Të mos harrojmë kurrë, kjo ndodhi.

Në foton e shkrepur në klubin e natës “Avalon” në Hollywood të Kalifornisë në tetor të vitit 2003, Khloe atëherë 19-vjeçe kishte veshur një kostum të gjerë me vija ngjyrë të kaltër me një bluzë të bardhë dhe një sërë zinxhirësh ari, njëri në formën e një shenjë dollari dhe një tjetër një medaljon rrethore.

Sipas ‘The Independent’, gratë që shoqëruan Khloe në foton e diskutueshme ishin aktorja Meagan Good, motra e saj La’Myia Good dhe motrat binjake Malika dhe Khadijah Haqq. Khloe u kritukua shumë për këtë foto teksa njëri komentoi në rrjetet sociale se:

Ideja e kujt ishte kjo? Realiteti që pesë gra së bashku menduan se kjo ishte një ide e mirë, asnjëra prej tyre nuk tha se ndoshta duhet ta rimendonim këtë?

Një tjetër ka komentuar se:

Kjo është pjesa që nuk e kuptoj. Të kërkosh të ecësh si qen, si është e mundur?

Ndërkaq, ne të gjithë e dimë që ylli televiziv Khloe Kardashian praktikon shumë orë në ditë palestër. Megjithatë, motivimi i saj për t’u dukur dhe për t’u ndier e shëndetshme nuk përfundon vetëm tek palestra. Pas një viti e gjysmë që trupi i saj u transformua, Kardashian zbuloi edhe këshillat që ka marrë nga nutricionisti personal, Gunnar Peterson, për të ngrënë gjithçka në mënyrë të moderuar. Kloe tregoi për revistën ‘Health’ se:

Për dy javë, nuk kam ngrënë asnjë produkt qumështi dhe kam humbur 5 kg. Pi vetëm qumësht bajameje. Më pëlqen akoma djathi, që në fakt është shumë i rëndë, por nëse dua të bie nga pesha në një kohë të shpejtë, zgjidhja ideale është larg produkteve të qumështit. Shmangia e djathit për të paktën disa ditë, në vend që ta eliminosh totalisht nga dieta, gjithsesi, mund të bëjë diferencë.