Këngëtarja Zanfina Ismaili i habiti të gjithë me deklaratën e saj që nuk do t’i rikthehet më muzikës duke e përmbyllur karrierën e saj si këngëtare. Kënga e fundit e publikuar para 3 vitesh është “S’je ai mo” dhe pas saj nuk solli asnjë projekt tjetër muzikor.
Mesa duket, edhe pse Zanfina tha se kishte marrë një vendim të cilin nuk do ta ndryshonte, na bëri habi të gjithëve me postin e fundit në Instagram, ku shfaqet në një studio muzikore.
Nuk dihet ende me siguri se çfarë drejtimi do të marrë ajo, nëse do të rikthehet ose jo me një projekt të ri. Na mbetet të presim nëse do të japë më shumë detaje në ditët në vijim.