Meg Ryan, një nga mbretëreshat e komedive romantike, e cila u bë e famshme për rolet e saj në filmat “When Harry Met Sally” dhe “You’ve Got Mail”, i është rikthyer zhanrit që e bëri atë yll për herë të parë në më shumë se 20 vjet më parë. Prej vitesh, aktorja nuk është shfaqur në role të reja. Kësaj here Meg ka vendosur të merret me skenarin dhe regjinë e filmit “What Happens Later”.
Meg luan Willa, e cila përfundon e bllokuar në aeroport në mes të një stuhie dëbore. Aty, pas shumë vitesh, takohet me dashurinë e dikurshme, të cilin do ta luajë David Duchovny. Përveç luajtjes së rolit kryesor, Ryan ka punuar në film edhe si regjisore dhe ka ndihmuar në shkrimin e skenarit. Komedia e fundit romantike në të cilën ajo u shfaq ishte “Kate & Leopold” e vitit 2001, pas së cilës vendosi të provojë veten në zhanre të tjera.
Ai vendim nuk doli më i zgjuari, sepse filmat që ajo realizoi mezi i kalonin fitimet prej 10 milionë dollarësh. Jo vetëm që filmat nuk u përcollën mirë me audiencën, por edhe kritikët i urrenin. Ndërkohë, aktore si Reese Witherspoon, Jennifer Aniston, Julia Roberts apo Sandra Bullock janë profilizuar si yje të komedisë. Gjatë fillimit të viteve 2000, Meg Ryan u përfol se kishte tradhtuar Dennis Quaid.