Një nga reperet më të dashura në Kosovë e Shqipëri, Melinda Ademi ka marrë një periudhë të shkurtër pauze, jo vetëm nga projektet muzikore por edhe nga rrjetet sociale. Dhe mungesa e saj është ndjerë dukshëm, më së shumti prej fansave të saj. Duhet të rikujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Melinda është publikuar 3 muaj më parë, kënga “Mëkatare”.
Shkak për këtë shkëputje nga bota virtuale ishte humbja e nënës së saj më 3 Mars të këtij viti, pasi ishte e diagnostikuar me kancer gjiri dhe fatkeqësisht nuk mundi ta fitonte atë betejë.
25-vjeçarja ka vendosur t’i rikthehet jetës së saj normale, por duke përcjellë një mesazh shumë të rëndësishëm nëpërmjet një Insta Story pak orë më parë.
Përshendetje fansa, kolegë dhe shokë e shoqe.
Sot janë bërë 46 ditë nga vdekja e nënës time dhe pas shumë mesazheve e në pamundësi t’jua kthej secilit person, dua t’ju falenderoj me gjithë zemër të gjithëve për përkrahjen e madhe dhe të ngrohtë që më keni dërguar.
Ëndrrën e nënës time, që unë të vazhdoj me muzikën dhe ta bëj nënën time krenare. Do ta vazhdoj me plot vullnet dhe ju premtoj që do të kthehem më e fortë se kurrë.Fansat e mi të dashur, ju do Melinda shumë, pa ju nuk do të kisha mundur të vija deri këtu, ju premtoj që nuk do t’ju dëshpëroj në asnjë mënyrë.
Shihemi shumë shpejt.