Majk, reperi, këngëtari dhe tekstshkruesi shumë i dashur për publikun, rikthehet me një projekt të ri muzikor pas një pauze mjaft të gjatë. Për më tepër, me sa duket ky do të jetë një bashkëpunim mes tij dhe Ghetto Geasy.
Ky lajm është bërë i ditur për fansat pas dy postimeve në InstaStory të artistëve. Pa thënë asnjë fjalë, të dy ata kanë postuar një datë, e cila duket se do të jetë data e publikimit të këngës së tyre.
12.05.2021, pra vetëm katër ditë na ndajnë nga kënga e dyshes e cila me siguri do të rezultojë një hit muzikor i kësaj vere.
Asgjë s’është konfirmuar ende, mirëpo bashkëpunimet e dyshes gjithnjë kanë rezultuar të suksesshme, ndaj jemi të sigurt se të gjitha fansat po e presin me padurim datën 12 maj.