Histori dashurish pa fund kanë Shpat Dedën në sfond. Mes zjarrit të shkëndijave të para, oqeanit të dashurisë që rritet, dhe lotëve të humbjes, kënga e Shpat Dedës jehoi në një brez të tërë. Ninullë e përjetshme. Shkëndijë e shëndritshme. Ëndërr që nuk mbaron.
Bashkë me mjeshtrin dhe multi-instrumentistin e shquar Visar Kuçi dhe me producentin e njohur Tomor Kuçi, ai vjen me një format krejtësisht të ri për ta sjellë poezinë e tij të gërshetuar me një përvojë bashkëkohore për herë të parë për publikun e gjerë tiranas. Aranzhuar enkas për këtë program mes fizharmonikës, violinës, kitarave dhe zërit, këngët e tij marrin jetë të re në një spektakël muzikor të karakterizuar nga eksperimentimi muzikor dhe thellimi në emocion dhe poezi.
Ndërkohë, koncerti i Shpat Dedës: Udhëtim në fjalë e tinguj rikthehet në Shkodër. Lajmin e ka dhënë vetë artisti përmes një postimi në Instagram. Ai ka shkruar:
Me gëzim të veçantë po e ndaj lajmin se udhëtimi i magjishëm në fjalë e tinguj vazhdon me 8 dhjetor në skenën e @teatri_migjeni_shkoder në Shkodrën e bukur. Biletat mund t’i merrni në sportelin e teatrit apo ti rezervoni ne 0694085466 – mezi po presim!
Vlen për t’u theksuar se nga sot e deri në datën 7 dhjetor Top Albania Radio do të dhurojë plot 20 bileta për të ndjekur live këtë koncert magjik. Na ndiqni në #1Këngëxty për t’u bërë pjesë e quiz-it!