Celebrities Film & Tv Showbiz

Rikthehet Hugh Jackman si Wolverine?! Filmi i ri “Deadpool 3” vjen me surpriza!

Aktori australian, Hugh Jackman, do ta përsërisë rolin e tij si Wolverine në vazhdimin e tretë të filmit “Deadpool”. Lajmin e ka konfirmuar ylli kryesor i filmit, Ryan Reynolds, përmes rrjeteve sociale. Ndër të tjera, Reynolds është shprehur se:

Më duhej të mendoja me kujdes për këtë, duhet të përpiqemi t’i qëndrojmë besnikë personazhit, të gjejmë thellësi të reja, motivim, kuptim. Çdo “Deadpool” duhet të dallohet dhe të jetë i ndryshëm nga të tjerët.

Ndërkohë, pas tij u shfaq Jackman duke kaluar pranë dhe duke ngjitur shkallët në katin e dytë. Reynolds dëgjohet teksa e pyet:

Hej Hugh, a dëshiron ta luash Wolverine edhe një herë?

E ndërkohë, Jackman që i përgjigjet shkurt:

Po, sigurisht Ryan.

Në sfond dëgjohej “I Will Always Love You” e Whitney Houston, por me një lojë fjalësh “I will always love Hugh” dhe “Coming Hugh” duke iu referuar Jackmanit. Filmi “Deadpool 3” do të publikohet pas dy vitesh dhe do të nisë të shfaqet nëpër kinema më 6 shtator 2024.

Hugh Jackman është një aktor i mrekullueshëm, i cili na ka mahnitur për më shumë se 2 dekada. Një aktor, balerin dhe producent i suksesshëm, ai madje punoi si mësues i edukimit fizik përpara se të bëhej i famshëm. Në vitin 2015, ai preku zemrat tona kur zbuloi se nëna e tij braktisi familjen e tyre. Vitin e kaluar ai ndau një foto që vlen sa një mijë fjalë për marrëdhënien e tyre aktuale.

Hugh ishte vetëm 8 vjeç kur nëna e tij, Grace McNeil, u largua nga Australia, duke lënë pas familjen e saj. Në një intervistë të vitit 2015, ai foli për këtë dhe rrëfeu se dikur ishte i pari që kthehej në shtëpi pas shkollës dhe ndjehej i frikësuar të hynte i vetëm brenda. Ajo frikë u shndërrua në zemërim ndërsa ai u rrit, madje duke e ndihmuar atë të ndërtonte karakterin e Wolverine, sipas aktorit.