Angelina Jolie është një nga aktoret të mira të kinematografisë botërore. Këtë herë ajo ka zgjedhur një sfidë të re, një film i ri. Aktorja do të luajë sopranon e njohur, Maria Callas. Filmi do të tregojë historinë e trazuar, të bukur dhe në të njëjtën kohë tragjike të jetës së sopranos së famshme.
Skenari është firmosur nga krijuesi i “Peaky Blinders” dhe “Spencer”, Steven Knight. Filmi do të fokusohet në ditët e fundit të Maria Callas në Paris në vitet 1970. Në një deklaratë, Angelina është shprehur entuziaste për rolin.
Unë e marr shumë seriozisht përgjegjësinë për jetën dhe trashëgiminë e Maria. Do të jap gjithçka që mundem për të përballuar sfidën. Pablo Larraín është një regjisor që e kam admiruar prej kohësh. Të lejosh mundësinë për të treguar më shumë për historinë e Maria me të dhe me një skenar të Steven Knight, është një ëndërr.
Larraín nga ana tjetër tha se:
Të kem mundësinë për të kombinuar dy pasionet e mia më të thella dhe personale, kinemanë dhe operën, ka qenë një ëndërr e shumëpritur. Ta bësh këtë me Anxhelinën, një artiste jashtëzakonisht e guximshme dhe kurioze, është një mundësi magjepsëse. Një dhuratë e vërtetë.
Callas ishte një soprano greke me origjinë amerikane, e cilësuar nga Leonard Bernstein si “Bibla e operës”. Ajo ishte e njohur jo vetëm për zërin e saj, por edhe për raportet e sjelljes së vështirë divaiste dhe marrëdhënieve publike me Aristotle Onassis përpara se ai ta linte atë për Jackie Kennedy. Ajo ndërroi jetë nga një atak në zemër në moshën 53-vjeçare.
Rikujtojmë, se një portret i yllit hollivudian Angelina Jolie me shenjat e mastektomisë u shfaq së fundmi në Piazza San Babila, në zemër të Milanos. ‘Love Yourself’ është vepra e re e artit në rrugë nga aleXsandro Palombo, artisti që i preu flokët Marge Simpson para kosullatës iraniane në Milano. Për ata që nuk e dinë, mastektomia është termi mjekësor për heqjen kirurgjikale të njërit ose të dy gjinjve, pjesërisht ose plotësisht.