18 muaj pas ngjarjes tragjedisë, ku mbeti e vrarë aksidentalisht fotografja, Halyna Hutchins, gjatë xhirime në New Mexico, kasti i filmit “Rust” është rikthyer në shesh-xhirim. Aktori Alec Baldwin pritet po ashtu të rikthehet në Montana në javët në vijim, me rolin e tij, vetëm 2 javë para se në New Mexico të nisë gjyqi, për të vendosur nëse ai do të dënohet për vdekjen e Haçins në tetor të 2021 apo jo.
7 muaj më parë, Baldwin arriti një marrëveshje me bashkëshortin e Halyna Hutchins, sipas të cilës iu dha drita jeshile rikthimit të xhirimeve të filmit “Rust” me të njëjtin subjekt, me të njëjtët aktorë dhe të njëjtin regjisor, Joel Souza, që në ngjarjet e 2021 mbeti po ashtu i plagosur.
Kompania e prodhimit të filmit “Rust” do të xhirojë një dokumentar i cili do të përfshijë jetën dhe karrierën e Halyna Hutchins, e cila ndërroi jetë pasi u qëllua gjatë një xhirimi në vitin 2021. Mësohet se ky dokumentar ka mbështetjen e bashkëshortit të Hutchins, Matthew.
Dokumentari do të drejtohet nga Rachel Mason dhe do të prodhohet nga Julee Metz. Filmi është planifikuar të rifillojë xhirimet në pranverë me Bianca Cline si kinematografe të re. Për nder të Hutchins, Cline do të dhurojë pagën e saj për një kauzë bamirësie.
Sjellim në vëmendje se në intervistën e parë në televizion që nga tragjedia në sheshxhirim, aktori i njohur Alec Baldwin me lot në sy u shpreh se ai nuk e tërhoqi këmbëzën në armën që vrau aksidentalisht kineasten Halyna Hutchins, por tha se ajo doli në mënyrë të pashpjegueshme pasi ai e mori atë.