Rikkie Valerie Kolle është transgjinorja e parë që ka fituar titullin e më të bukurës në Holandë. Kolle mundi 9 konkurrente duke marrë kurorën e më të bukurës për vitin 2023. 22-vjeçarja do të përfaqësojë Holandën në konkursin e 72-të të “Miss Universe” në El Salvador këtë vit, duke u bërë konkurrentja e dytë transgjinore që kalon në konkursin ndërkombëtar.
View this post on Instagram
Konkurrentja e parë transigjore që ka konkurruar në “Miss Universe” ishte Angela Ponce e Spanjës, e cila në vitin 2018 pavarësisht se mori pjesë nuk arriti të kalonte në raundin përfundimtar. Pas titullit, Kolle ka reaguar në Instagram duke thënë:
Ia arrita! Që djalë i vogël kisha shumë ëndrra, tani të gjitha dolën në rrugën time. Më shikoni, sot jam një grua trans e fortë dhe e sigurt. Dashuria është dashuri, qëndro vetvetja dhe ji krenar.
View this post on Instagram