Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.
Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”. Ndërkohë, e ftuar sot në “Big Brother Radio” ishte gazetarja Iva Korumi. Si i analizon ajo banorët e “Big Brother Vip”?!
Françeska ka një lloj qetësie që është e lezetshme deri diku. Më ka pëlqyer në disa reagime që është e qetë. Ka atë qetësinë që i irriton të tjerët… Erjola është një vajzë simpatike, është vërtet seksi, ka forma trupi të bukura. Është pak e ashpër. Ka një lloj egërsie që nuk më pëlqen te vajzat. Ajo është shumë mashkull në nervin që transmeton.
Ndërkohë, ja si e ka komentuar Iva sjelljen e Rikes në raport me Ilnisën dhe Meritonin.
Rikja nuk po e përdor bukurinë e saj për ta joshur Meritonin. Po të donte mund ta kishte luajtur lojën që ta nxirrte Ilnisën nga vetja…