Celebrities Gossip Showbiz

Rike zbulon 3 gjërat që shikon te një mashkull, si reaguan banorët?

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Banorët e “Big Brother VIP3” kanë kaluar disa momente argëtuese mbrëmë në darkë. Teksa Vëllai i Madh u tha atyre se do të kalonin natën në arenën e “Supersport”, ata zhvilluan lojëra të ndryshme. Roza Lati riktheu lojën e saj, “5 sekonda”, ku u bëri pyetje të ndryshme dhe pikante secilit prej banorëve. Moderatorja e njohur i tha Rike Roçit që të thoshte 3 gjërat që shikon te një mashkull. Duke qeshur, modelja e njohur u shpreh se ato janë ‘dhëmbët, karakteri dhe prapaniza’.

Roza: Tre gjërat që shikon te një mashkull

Rike: Dhëmbët, karakteri dhe prapanica

Graciano:Ngadalë se na e prishe butonin

Romeo: Dashke për të ngrënë moj motër

Largimi” i Eglës nga formati i BBV ka krijuar debate të forta në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Kryesisht banorët që janë përplasur më shumë lidhur me “eleminimin” e Eglës ka qenë Meritoni dhe Romeo, ku ky i fundit akuzon Meritonin se e ka përndjekur Eglën, duke shkaktuar reagimin e saj. Së fundmi, teksa ka në qenë në oborr, Romeo është përplasur me Meritonin dhe Jetmirin, duke i akuzuar se njëri i ka hequr çarçafin dhe tjetri e ka përndjekur.