Celebrities Film & Tv Magazine

Rike interviston Stresin, këngëtari i kërkon falje Egla Cenos: “Ua nxiu jetën, e kam gjykuar, por…”!

Rike Roçi ka intervistuar këtë mbrëmje për Top Arena, Stresin, teksa së bashku po ndiqnin ndeshjen Angli-Serbi. Stresi e ka nisur këtë intervistë me një koment për Europianin. Ai tha:

Në radhë të parë i uroj Kombëtares sonë forcë të vazhdojnë përpara. Përpos Shqipërisë, unë jam me holandezët.

Pyetjes me ‘spec’ të Erjola Doçit nëse është i emocionuar nga Rikja në këtë intervistë, ai tha:

Nuk e shoh me atë sy, sepse jemi miq prej vitesh.

I pyetur se çfarë mendimi ka për fituesen e Big Brother Vip 3, Egla Ceno, Stresi u shpreh:

E ka luajtur atë format ashtu siç duhet, unë e kam gjykuar pak në fillim, por e ndryshova gjatë rrugës. E ka luajtur mirë, ua ka nxirë jetën edhe e fitoi.

Ju rikujtojmë se, i ftuar në pjesën e dytë të emisionit ishte këngëtari i mirënjohur i rrymës hip hop Arkimed Lushaj, i njohur në skenë si Stresi. Në këtë intervistë ekskluzive, ai foli më shumë rreth albumit të tij të fundit, i cili titullohet “Archimed”. Ai ka vendosur ta titullojë me emrin e tij të përkthyer në gjuhën franceze. Kjo sepse artisti ka jetuar një pjesë të jetës së tij në Belgjikë dhe këtë album ja dedikon pikërisht asaj periudhe.