Celebrities Live From Tirana

Rihyrja e Kiara Titos në “BBV”, Fatma Haxhialiu: “Thjesht sa po i bëhet barrë Luizit…”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio gazetarja e njohur Fatma Haxhialiu. Mbrëmjen e djeshme në reality show “BBV” pati një nominim të pazakontë që nuk ka ndodhur në asnjë edicion tjetër. Banorët më të nominuar patën imunitet dhe në nominim dolën ata që nuk u nominuan. Si iu duk kjo taktikë e lojës Fatmës? Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.

Ndërkaq, që pas imitimit që iu bë në “Portokalli” Kiara është shfaqur e mërzitur madje edhe ka lotuar. Si e shikon Fatma rihyrjen e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri?

Më vjen keq për Kiarën, e shoh në një moment tëpër të vështirë. Në fillim nxorri shpatën, ishte me atë nervin e saj sepse jashtë u përball me një inat dhe histeri të pashpjegueshme. Ka situata që më ngre nervat dhe i mendoj ndryshe. Kiara është vajzë e mirë, e edukuar por nuk është lojtare e mirë, loja e saj ka qenë Luizi. Deri në momentin që doli ishte diçka, kur u fut pati një shndërrim. Mendoj që e ka humbur busullën sepse Kiara nuk është arrogante, duket sikur është e detyruar, sikur po t’i kthehet Luizit do e sulmojnë, është në një mëdyshje të madhe me veten, e shikoj që vuan. Mendoj që ka bërë gabim që u rifut për të suportuar Luizin. Për çfarë shërben kjo në fund të ditës, thjesht i bëhet barrë atij. Kiara ka kuptuar që ky qëndrimi që po mban nuk po i bën nder, nuk po e pëlqejnë as në këtë version. Në fund të ditës nuk do t’i pëlqesh kurrë të gjithëve. Nuk duhet të ndikohemi, por t’i bëjmë gjërat siç i ndiejmë ne jo siç i ndiejnë të tjerët. Kiara tani është në një dilemë të madhe, do t’i bënte mirë të dilte, të qartësohet sepse këtij mileti nuk i dilet.