Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio gazetari i njohur Ervin Kurti. Si e ka gjykuar Ervini shakanë e Ronaldos me miellin e hedhur në tokë brenda shtëpisë së “BBV”?
Unë mendoj që e bëri në funksion të lojës por impakti nuk ishte pozitiv. Ndonjëherë ne përfshihemi shumë emocionalisht dhe nuk e kuptojmë masën, qoftë edhe për shaka. Edhe unë e teproj shumë me shakatë. Atij iu duk si argëtim sepse ishte në nominim dhe shpërtheu në atë mënyrë.
Si e ka parë Ervini rifutjen e Efit, Kiarës, Ronaldos dhe Bledit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri?
Patën një hyrje agresive duke qenë se kishin informacion nga jashtë por morën kthesë pa frena dhe pa nxjerrë sinjale. Duhet të ishte pak më e harmonishme dhe e zbutur ndryshimi i tyre. Te futeshin brenda, ta shihnin çfarë po ndodhte, të futeshin dhe njëherë në logjikën e “BBV” dhe të vendosnin pikat mbi i. Nuk mund të shkonte Efi t’i thonte direkt Deas që bë gati valixhet, nuk janë të mira mllefet personale. Kiara ndryshoi mendimin për Luizin 100%. Njeriu ka një personalitet, nuk mund të ndryshosh nga sot nesër. Kjo gjë i mërziti njerëzit.