Parfumi J’adore nga Dior është një ikonë moderne që është përfaqësuar nga disa prej fytyrave më të njohura në botë, nga supermodelja Carmen Kass në vitet ’90 deri te aktorja Charlize Theron. Ndërsa marka hyn në një epokë të re aromash me drejtorin e krijimit të parfumeve Francis Kurkdjian në krye, një tjetër emër me famë botërore i është bashkuar listës së ambasadorëve të J’adore dhe ajo është Rihanna.
Këngëtarja është një mike e vjetër e shtëpisë. Në vitin 2015 Rihanna kryesoi fushatën e modës të Dior’s Secret Garden. Tani, ajo është kthyer në mjediset e Versajës me fotografin e nderuar Steven Klein për interpretimin më të fundit të J’adore. “Takimi mes Rihanna-s dhe J’adore në Versajë ishte një sfidë vërtet frymëzuese”-thotë Klein për Bazaar. “Ne kishim shijuar tashmë një shije paraprake të eksperiencës me filmin ‘Secret Garden’ i xhiruar në vitin 2015, por ambienti ishte krejtësisht ndryshe. Me J’adore, gjithçka ishte e fokusuar tek ari dhe drita.
Doja të krijoja një dialog vizual midis stilit klasik të shekullit të 18-të dhe bukurisë jashtëzakonisht bashkëkohore të Rihanna-s. Ky film shpik një univers të ri që lidh disa botë dhe disa epoka dhe arrin të arrijë një tërheqje universale natyrore dhe rrezatuese. Ekuilibri midis klasikes dhe modernes kap në mënyrë të përsosur frymën e J’adore L’or. Është një ëndërr në ar”-thotë Rihanna. “J’adore është i lidhur ngushtë me arin, përmes ngjyrës, shishes dhe imazhit të tij. Askund tjetër në botë nuk mund të rrethohesh nga aq shumë ar sa në Versajë.”-theksoi ylli i muzikës pop.
Rikujtojmë se Rihanna dhe A$AP Rocky duket se po shijojnë çdo ditë e më shumë ndjenjën e prindërimin dhe procesin e saj. Çifti ka dy djem së bashku dhe tani sipas burimeve pranë dyshes, duket se janë të gatshëm të mirëpresin një fëmijë të tretë. Sipas një burimi të brendshëm, të cituar nga Life & Style, Rihanna dhe A$AP Rocky janë “mëse gati” për të zgjeruar familjen e tyre.
Rihanna, e cila mbushi 36 vjeçe këtë vit, gjithmonë e ka shprehur dëshirën e saj për të pasur më shumë fëmijë. Burimi pohon se ajo ka dashur dhe është e fokusuar ta arrijë këtë qëllim në mënyrë natyrale, duke shmangur metodat si IVF. Burimi është shprehur se:
Ajo dëshiron të bëjë këtë në mënyrë natyrale dhe është e vetëdijshme që koha është e kufizuar.