Rihanna është zyrtarisht fytyra e re e aromës së Dior “J’adore”. Reklama e saj e parë del më 1 shtator. Këngëtarja 36-vjeçare e ndau lajmin në Instagram me një imazh me syze dielli të zeza teksa shkroi: “Sekreti është zbuluar”. Kjo vjen pasi 48-vjeçarja bionde e Hollivudit Charlize Theron, kishte këtë punë për dy dekada. “Të jesh fytyra e re e J’Adore është një nder dhe një mision”-ndau këngëtarja e “Diamonds” në një deklaratë.
View this post on Instagram
“Kjo aromë që kam njohur dhe dashur prej kaq kohësh do të thotë shumë për gratë. Mezi pres të bashkohem me këtë aventurë dhe të kontribuoj në të përmes botës sime, historisë sime, rrënjëve të mia, si dhe krijimtarisë sime dhe feminitetin tim”-tha Rihanna.
Së fundmi diva e muzikës pop ka folur për rënien e flokëve. Këngëtarja 36-vjeçare pranoi për mediat se nuk kishte pasur rënie të flokëve përpara se të bëhej nënë. Ylli i muzikës pop e cila ka djemtë RZA, 2 vjeç dhe Riot, 10 muajsh, me partnerin A$AP Rocky vijoi duke thënë se:
Nuk e prisja që kjo të ndodhte kaq shumë. Mendova se thjesht do të ndodhte dhe do të rriteshin përsëri.
Riri tha se kishte njolla në vende të ndryshme në kokë. Megjithatë, ajo e mori përvojën si një mundësi për të ndryshuar stilin e saj, duke shtuar:
Mësova ta përqafoj këtë në vetvete. Kjo në fakt më bëri të bëhem pak më kreative dhe më e zgjuar me flokët e mi.
Para pak ditësh qarkulloi kudo në rrjetet sociale dhe në media lajmi se Rihanna ka vendosur që të tërhiqet nga muzika. E gjitha kjo erdhi duke qenë se krijuesja e hitit “Diamonds” u fotografua në qytetin e Nju Jorkut me A$AP Rocky e veshur me një bluzë ku shkruhej: “Unë jam në pension.”
Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Extra” ylli nga Barbadosi kishte dëshirë që të sqaronte disa gjëra. Këngëtarja dhe sipërmarrësja që momentalisht është duke promovuar linjën e saj të re për flokët nga Fenty sigurisht që u përgjigj dhe vendosi pikat mbi ‘i’ në lidhje me thashethemet që qarkullojnë.