Rihanna dhe A$AP Rocky duket se po shijojnë çdo ditë e më shumë ndjenjën e prindërimin dhe procesin e saj. Çifti ka dy djem së bashku dhe tani , sipas njerëzve afër yjeve, duket se janë të gatshëm të mirëpresin një fëmijë të tretë. Sipas një burimi të brendshëm, të cituar nga Life & Style, Rihanna dhe A$AP Rocky janë “mëse gati” për të zgjeruar familjen e tyre.
Rihanna, e cila mbushi 36 vjeç këtë vit, gjithmonë e ka shprehur dëshirën e saj për të pasur më shumë fëmijë. Burimi pohon se ajo ka dashur dhe është e fokusuar ta arrijë këtë qëllim në mënyrë natyrale, duke shmangur metodat si IVF. Burimi është shprehur se:
Ajo dëshiron të bëjë këtë në mënyrë natyrale dhe është e vetëdijshme që koha është e kufizuar
Teksa përpjekjet e saj për të shtuar një fëmijë të tretë në familje vazhdojnë, këngëtarja ka shprehur gjithashtu dëshirën për të pasur një vajzë. Ky është një nga motivet që e shtyn atë të provojnë përsëri pasi një ndër dëshirat e saj më të mëdha është të ketë një vajzë.